Raynair anulon fluturimin, revoltohen qytetarët: Pas 12 orësh pritje, na thanë se avioni kishte defekt!

Raynair ka anuluar fluturimin nga aeroporti i Rinas pasi la pasagjerët duke pritur për 12 orë në avion.

Qytetarët, të cilët kanë telefonuar News24, janë shprehur se iu ishte thënë se avioni kishte defekt dhe kanë pritur prej mbrëmjes së të premtes.

Por pas 12 orësh pritje, iu është thënë që fluturimi është anuluar. Qytetarët shprehet se iu prishën planet dhe prenotimet që kishin bërë.

“Pritëm 12 orë në avion, na thanë avioni ka defekt, duhet të prisni. Që mbrëmë pritëm në aeroport dhe në avion. Sot në mëngjes njoftuan se fluturimi anulohet. Komandanti në avion tha se do kompensohemi.

Agjencitë thonë se s’kanë njoftim për anulim. Na u prishën planet dhe prenotimet që kishim bërë”, kanë pohuar qytetarët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *