Reagimi i ashpër i Lefter Kokës: LSI, lindi si parti inati dhe ato po ju shuajnë! Mosmirënjohësa

Pas sulmeve të njëpasnjëshme që anëtarët e LSI-së kanë bërë në drejtim të tij, ka ardhur edhe reagimi i Lefter Kokës, një prej të larguarve të kësaj force politike.

Ai shkruan se nuk është i habitur aspak nga këto sulme, teksa edhe ai ka shprehur pakënaqësinë nga LSI-ja.

“Mosmirënjohëse” e quan, Koka këtë parti, sipas së cilit nuk kanë vlerësuar kontributin që ka dhënë për këtë parti.

“Kohë e humbur të merresh me ju. Baltosja është e vetmja çfarë ju dini të bëni dhe habitem si vonuat kaq shumë! Por 2 fjalë në respekt të bashkëqytetarëve të mi po i them. Ju lindët si parti inati e mllefi dhe po këto po ju shuajnë. Ndër vite treguat se jo vetëm nuk patët program apo vizion , por jeni partia e një grusht njerëzish të etur për pushtet, etje, para. Të mbarsur me mllef ndaj më të mirëve, ndaj çdokujt që ka ditur t’ja dalë vetë. Ju besoni te intriga dhe te shpifja! Kulti juaj është mosmirënjohja dhe E Keqja mishërohet veç te ju! Ju e dini dhe më njohët mirë, mua nuk më shqetësoni ! Në 25 Prill çerdhja juaj mbyllet”, shkruan Koka. Ky reagim i tij vjen pas akuzave që LSI i ka bërë lidhur me koncesionin e inceneratorëve.


Lefter Koka u largua për t’iu bashkuar PS-së. Një vendim i tillë është komentuar edhe nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila tha se “LSI-ja është pastruar”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *