Reagimi i Ramës për raportin e DASH, Alibeaj: Duhet të kishte dhënë dorëheqje

“Një kryeministër normal do të kishte dhënë dorëheqjen sapo të kishte lexuar raportin e DASH.”  Kështu shprehet Enkelejd Alibeaj ndërsa komenton reagimin e kreut të qeverisë pasi DASH vendosi sanksione ish-deputetin socialist Aqif Rakipi.

Alibeaj thotë se nga kreu i qeverisë nuk pritej gjë tjetër veç “batutave bajate me humor shterpë për t’i ikur thelbit të raportit.” Sipas Alibeajt, qeveria me në krye Ramën e korruptuar dhe ai vetë është koka e korrupsionit.

ENKELEJD ALIBEAJ NË FACEBOOK

“Një kryeministër normal që pushtetin e ka fituar me votë të lirë, sapo të kishte lexuar raportin e DASH, do të kishte dhënë dorëheqjen. Qoftë për moral politik e qoftë për interes publik.

Por shqiptarët as e kanë normal dhe as të zgjedhur me votë të lirë, por me votë të blerë nga “non grata”-t e grupet kriminale me të cilët ndan pushtetin prej 8 vitesh.

Nuk pritej që Edi Rama të thoshte asgjë tjetër veç batutave bajate me humor shterp për ti ikur thelbit të raportit: Qeveria e tij është e korruptuar në çdo qelizë të saj dhe ai e ka pushtetin e vjedhur dhe ai vetë është koka e këtij korrupsioni.

Edi Rama nuk duhet të jetë pas një viti në qeveri, pasi do të thotë sërish se raporti i ardhshëm, është copy paste i vitit të shkuar.

Peshku (i madhi) ka plasur me kohë sheshit, e po qelb dynjanë! Ashtu si plehrat rreth inceneratorëve. Njerëzia ka zënë hundët, vetëm Rama ka zënë sytë!”

Kryeministri në një postim në rrjetet sociale shkruan se DASH paska thënë më në fund ato që opozita ka thënë që në fillim. Rama shton se raporti është copy-paste i një viti më parë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *