Reagimi për ngjarjen në Fier/ Ina Zhupa kërkon dorëheqjen e Muzhaqit: Sot tregove se nuk je e denjë për detyrën që mban

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, përmes një postimi në rrjetet sociale ka kërkuar dorëheqjen e ministres për Fëmijët dhe të Rinjtë, Bora Muzhaqin, pas reagimit të kësaj të fundit në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Fier.

Zhupa tha se ministrja e Ramës për fëmijët shpëfilli me buzëqeshje dhimbjen e pamasë për vrasjen makabre të vogëlushit. Ajo shkruan se është e revoltuar si nënë dhe si qytetare, kur sheh Ministren për Fëmijët që t’i përpalsë në fytyrë VKM-në e detyrave të saj, për këtë arsye sipas saj ministrja duhet të japë dorëheqjen, sepse nuk është e denjë të bëjë politika për fëmijët.

Postimi i Zhupës:

‘Dy realitete krejt të ndryshme kishte sot në Tiranë. Familjarët e Mateos, të dërrmuar nga dhimbja, që kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të firmosur kthimin e dënimit me vdekje dhe Ministrja e Edi Ramës për fëmijët, që shpërfill me buzëqeshje dhimbjen e pamasë për vrasjen makabre të vogëlushit. Bora Muzhaqi ikën pa thënë asnjë fjalë për të, pa treguar aspak dhimbsuri, përulësi dhe përgjegjshmëri për detyrën e saj. Kur të shihni videon, jam e sigurtë se do të revoltoheni njësoj si unë. Dhe nuk e them këtë, sepse unë jam deputete e opozitës, që shoh më të këqijat tek qeveria. Jam e revoltuar si nënë dhe si qytetare, kur shoh Ministren për Fëmijët të na përpalsë në fytyrë VKM-në e detyrave të saj. Zonja Ministre! Ju sot duhet të jepni dorëheqjen, sepse nuk jeni e denjë të bëni politika për fëmijët tanë!  Jeta dhe mirëqenia e një fëmije është çështje shumë më e madhe sesa një VKM. Por ju këtë zonja Ministre nuk mund ta kuptoni, sepse jeni në atë detyrë jo për meritën tuaj, por sepse Edi Ramës i duhet buzëqeshja juaj!’- shkruan Zhupa.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *