Reagojnë banorët e Fierit, do të mblidhen në protestë për vrasjen e Sabrina Bengajt

Një tjetër protestë është paralajmëruar ditën e sotme për vrasjen e 23-vjeçares Sabina Begaj, këtë herë në Fier.

“Platforma Kombëtare për Gratë” ka organizuar protestë dhe kërkon drejtësi për vrasjen e Sabinës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj me të cilin ishte në proces divorci.

Në njoftimin e bërë publik në media paralajmërohet se sot në orën 18:00 në qendër të Fierit do të organizohet protesta ku kërkohet ndëshkimi sa më i rëndë i autorit të këtij krimi.

“Drejtësi për Sabinën dhe dhjetëra viktima. Drejtësi për familjet dhe familjarët e tyre, drejtësi në dritë dhe sot protestojmë në qendër të Fierit ora 18:00”, thuhet në njoftimin Platforma Kombëtare për Gratë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *