Ish- Prokurori Adriatik Llalla u dënua sot nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit me dy vite burg për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Gjithashtu atij i hiqet e drejta për 5 vjet nga ushtrimi i posteve publike.
Mbas këtij vendimi reagon Ambasada Britanike nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku tregon mbështetjen e saj të plotë ndaj vendimit të GJKKO dërsa thekson se ky vendim tregon se aty ku ka vullnet, reformat japin rezultat.
“Mirëpresim vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tregon se, atje ku ka vullnet, reformat japin rezultat.
Kur një sektor i drejtësisë funksionon siç duhet, askush nuk është mbi ligjin”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike.
Kujtojmë se Llalla është zyrtari më i lartë i dënuar ndonjëherë në Shqipëri. Atij do t’i konfiskohet pasuria: Një apartament në Durrës dhe 3 tokë arë janë pronat që janë sekuestruar dhe kjo me kërkesën e SPAK.