Reagon ashpër Biden: Diktatori Putin po kryen gjenocid në Ukrainë

Joe Biden, presidenti i SHBA-së ka akuzuar “diktatorin” Vladimir Putin për gjenocid.

Sakaq, Biden ka shkuar më tej se çdo anëtar tjetër i administratës së tij në përshkrimin e tij për vrasjet në Ukrainë. Ndërkohë,  zyrtarët amerikanë vazhdimisht akuzojnë Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës, por deri më tani nuk kanë shkuar aq larg sa ta quajnë atë “gjenocid”.

Ndër të tjera, presidenti është shprehur se ngelet në dorën e avokatëve për të vendosur nëse është kryer ndonjë gjenocid ose jo.

“Më duket me siguri si gjenocid”, u tha ai gazetarëve pas fjalimit të tij.

Menjëherë mbas deklaratës së Biden-it, ka reaguar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili ka lavdëruar homologun e tij amerikan në Twitter.

“Fjalë të vërteta,” tha ai, duke shtuar: “T’u vendosësh gjërave emrat e tyre është thelbësore për t’i bërë ballë të keqes”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *