Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë pas sherrit të bujshëm me Princ Lekën.
Elia Zaharia thotë se nuk është aspak e lehtë për atë që kur kthehet në shtëpi gjen Princ Lekën që përpiqet të dhunojë babanë e saj 73-vjeçar.
“Është situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjej Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveç se u përpoqa ta ndaloj! Për çdo gjë po ndjek rrugën gjyqësore”, tha Elia Zaharia