Këngëtarja me famë botërore, Katy Perry thotë se problemi i saj me syrin gjatë performancës në Las Vegas nuk ishte gjë tjetër veçse një marifet, shkruan ‘Pagesix’.
“Ju mirëpres të gjithë #flatearthers #spaceisfakers #birdsarentrealers #skyisntbluers që do të vijnë të shohin mashtrimin tim të radhës me syrin e mbyllur si të një kukulle në Vegas vitin e ardhshëm!”, ka shkruar ajo pas xhiros në rrjet.
Katy Perry, e përdori videon virale për të njoftuar se do të vijojë me 14 koncerte të tjera. Ylli i popit shprehu më tej se sa e emocionuar ishte për të performuar sërish vitin e ardhshëm.
“Shpresoj të këndoj së bashku me ju në 2023! Dhe ne do të pimë, kjo është mbi mua, sepse të gjithë jemi të lidhur me algoritmin”- përfundoi ajo shkrimin e saj.
Në fillim të kësaj jave, fansat u tronditën dhe u shqetësuan kur një video tregonte syrin e saj të djathtë në dukje duke u hapur dhe mbyllur në mënyrë të pakontrolluar.
“Kloni i saj po gëlonte. Kjo është e frikshme,”- shkroi një person në TikTok, ndërsa një tjetër shkruante: “Ajo është një robot, o Zot i madh,” shtoi dikush tjetër.