Reagon Kurti për marrëveshjen e energjisë: Po bëjmë më të mirën me atë çfarë kemi trashëguar

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria e tij po mundohet të bëjë më të mirë në raport me atë që ka trashëguar, kur ka folur në mbledhjen e kabinetit, një ditë pasi Kosova e Serbia u zotuan për implementim të marrëveshjes për energjinë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës.

 

Në Bruksel, Kosova dhe Serbia të martën miratuan udhërrëfyesin për implementimin e marrëveshjeve të energjisë në veri të Kosovës. Dy shtetet miratuan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në veri. Marrëveshje ishte arritur qysh më 2013, por s’ishte zbatuar. Bëhet fjalë për energjinë që shpenzojnë serbët në veri e nuk e paguajnë. Me marrëveshje parashihet që Zyra e Rregullatorit të Energjisë të lëshojë licencë furnizimi te “Elektroseveri”, i cili do të merret me operimin në katër komunat në veri.

Në mbledhjen e së mërkurës, Kurti ka thënë se me marrëveshje katër komunat në veri do të kalojnë në një rend të faturimit të pagesave.

“Udhërrëfyesi i dakorduar do ta mundësojë këtë. Bashkimi Evropian do ta mbikëqyrë zbatimin e këtij dakordimi. Kemi trashëguar shumë gjëra që nuk kemi dashur. Po bëjmë më të mirën me atë çfarë kemi trashëguar. Ky sektor është prioritar për Qeverinë e Kosovës pasi prek në çdo aspekt jetën e qytetarëve tanë”, ka thënë Kurti.

Vetëvendosje u kritikua nga opozita pasi u zotua për implementim të një marrëveshjeje të cilën në të kaluarën e kishte kritikuar kur ishte në opozitë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *