Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar rreth situatës që u krijua ditën e sotme gjatë seancës parlamentare ku Partia Demokratike bojkotoi sallën për shkak të propozimeve për komisionet parlamentare.
Me anë të një njoftimi LSI-ja njofton se asnjë nga deputetët e partisë nuk është lajmëruar në mënyrë që të bëjnë propozimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen në komisionet parlamentare.
Lindita Nikolla pranoi kërkesën e LSI dhe për këtë arsye miratimi i përbërjes së komisioneve parlamentare u shty për në seancën tjetër.
Njoftimi
Të dashur kolegë! Një sqarim lidhur me situatën e krijuar në seancën e sotme. Shërbimi i Seancave në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka lajmëruar asnjë nga deputetët e LSI, në mënyrë që të bëjnë propozimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen në komisionet parlamentare. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pranoi kërkesën e LSI dhe për këtë arsye miratimi i përbërjes së komisioneve parlamentare u shty për në seancën tjetër.
/Priza.al/