Reagon për herë të parë ish-deputeti Alimadhi, i del në mbrojtje të vëllai

Ditën e sotme ka reaguar në rrjete sociale ish deputeti Adriatik Alimadhi, vëllai i përmbaruesit Fatos Alimadhi. Kujtojmë se përmbaruesi akuzohej për mashtrim dhe shpërdorim detyre.

Sakaq, ish deputeti pohon se të dy vëllezërit kanë jetuar me djersën e ballit dhe asnjëherë hajdut. Si dhe epitetet e vendosur ndaj tyre gjatë kësaj jave, sipas Alimadhit janë të tepërta dhe shumë të ngarkuara, si nuk gjeta një koment dashamires, por pulaxhinj, bashkëpunëtor, tradhtar, hajdut e shumë të tjera që nuk i ngre kandari.

“Ju drejtohem strukturave evropiane, posaçërisht Komisionit Evropian, Këshillit të Evropës, Këshillit Evropian etj, se shoqëria shqiptare ende është larg shoqërive demokratike, larg lirisë dhe nuk e meriton bashkëjetesën në këto shoqëri demokratike dhe perëndimore. Keqardhje qe e them por u lodhem me shpifje, kërcënime dhe ndodhi të tilla të padrejta”, shkruan ai.

Ndërkohë, pohon se të gjitha akuzat ndaj vëllait të tij nuk janë të vërteta.

Është folur se im vëlla është i tillë dhe ka qenë i dënuar, asgjë e vërtetë. Ka fituar të gjitha padrejtësitë ndaj tij me vendim të formës së prerë.

Vijon…

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *