Reagon për herë të parë Ronaldo pas humbjes së djalit, ja çfarë mesazhi ka ai për tifozët e Liverpool

Futbollisti Cristiano Ronaldo ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga jeta të djalit të tij. Manchester United ka luajtur ndaj Liverpoolit dhe tifozeria e Liverpool së bashku me atë të United. Sakaq, në minutën e shtatë kanë filluar të duartrokasin dhe të këndonin të gjithë himnin e klubit të Liverpoolit “You Never Walk Alone”, që do të thotë,  “ Ti nuk do të ecësh kurrë vetëm”.

Mesa duket këtë këngë tifozeria në Anfield ja ka dedikuar foshnjës së Ronaldos i cili ka ndëruar jetë disa ditë më parë gjatë lindjes.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ronaldos, duke dhënë një mesazh për tifozët e Anfield.

“Një botë, një sport, një familje globale…

Faleminderit Anfield ! Unë dhe familja ime nuk do ta harrojmë kurrë këtë moment respekti dhe dhembshurie që ju treguat për ne”.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *