Reagon policia, jep detaje për rrëmbimin e Indrit Beqirajt

Policia e Durresit  ka reaguar dhe së fundmi ka dhënë detaje për ngjarjen e  pengmarrjes së Indrit Beqirajt .

Në njoftimin e policisë thuhet se shtetasit G. B. dhe I. B. vëllezër duke udhëtuar me motor në vendin e quajtur “Koxhas”, janë përfshirë në një incident rrugor, pasi një automjet ka goditur motorin e tyre, i cili për pasojë ka dalë nga rruga.  Dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht me personat që ishin në automjet, ku mësohet se në konflikt e sipër personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve konkretisht shtetasin I. B. të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar pa gjurmë.

Njoftimi i Policisë:

Në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, shtetasit G. B. dhe I. B. (vëllezër), duke udhëtuar me motor, dyshohet se janë përfshirë në një incident rrugor, pasi një automjet ka goditur motorin e tyre, i cili për pasojë ka dalë nga rruga. Për këtë shkak, dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht me personat që ishin në automjet.

Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, shtetasin I. B., të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar.

Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, në bazë të kallëzimit të shtetasit I. B., është regjistruar procedimi penal dhe po punohet për sqarimin e motivit dhe të rrethanave të ngjarjes, si dhe për implikimin e këtyre personave, në ngjarje të tjera.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *