Reagon sërish Hati: Jo turp që nuk kam, por do iu dal dhe në ëndërr

“Hati i Tik Tok” ka reaguar sërish lidhur me lajmin e fundit ku u ndalua nga policia për tejkalim shpejtësie me automjet.

Në një video të publikuar në rrjetin “Tiktok”, ajo tregon se ndryshe nga sa u raportua, automjeti i saj luksoz nuk është sekuestruar nga policia. Gjithashtu ajo tregon bashkëshortin e saj Jasharin duke drejtuar makinën, pasi u raportua se iu bllokua leja e drejtimit.

Hatixhe i quan ‘gënjeshtra’, teksa pranon se vetëm patenta e saj është bllokuar.

“A më shkon kjo ngjyra e re e thonjve, shikojeni pak me kujdes, bukur? Po outfit më shkon me sediljen e? Po Jasharit i shkon timoni? Po ça timoni qenka aa… ajo që ta kanë sekuestruar Jashar? Po si lëviz Jashari pa patentë, nuk pyeska për ligje për shtet? Besoj se jeni të zgjuar vetë për t’i dhënë kuptim gjithë gënjeshtrave për këtë muhabetin e policisë që ne s’kemi të bëjmë fare vetëm patenta ime ka ikur. E vumë dhe në karikim tani në oborrin e shtëpisë jo në komisariat dhe e mbyllim”, shprehet ajo.

Madje ka një reagim edhe për të gjithë ata që e kanë ‘sulmuar’ në rrjetet sociale.

“Edhe një gjë të fundit për ju që më thoni si nuk ke turp, si nuk ke turp. Jo turp që s’kam, se s’kam bërë asnjë lloj krimi në këtë botë, por do ju dal dhe në ëndërr, ja mbajeni mend“.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *