Bellingham, 19 vjeç, është një nga lojtarët më të kërkuar në botë dhe ESPN raportoi fillimisht interesin serioz të Madridit për mesfushorin e Borussia Dortmund nëntorin e kaluar.
Liverpool mendohej të ishte favorit për të nënshkruar me lojtarin anglez në atë kohë, por skuadra e Jurgen Klopp u tërhoq nga gara muajin e kaluar.
Pas tërheqjes së Liverpool-it, burimet i thanë ESPN-së se kampionët e Premierligës, City menduan se ishin në pozicionin më të mirë për të siguruar nënshkrimin e Bellingham.
Megjithatë, siç raportohet nga ESPN në muajt e fundit, Madridi kurrë nuk ka hequr dorë nga shpresa për të nënshkruar me ish-lojtarin e Birmingham City dhe tani besojnë se janë favoritët për ta bërë këtë.
Raportime të ndryshme në Spanjë madje pretendojnë se ka një marrëveshje në parim për një marrëveshje midis Madridit, Dortmundit dhe lojtarit këtë verë.