Real Madrid godet me anë të një video presidentin e Barcelonës pas akuzave si ‘Klubi i Regjimit’

Real Madridi iu kundërpërgjigj Barcelonës pas komenteve të   Joan Laporta I cili e titulloi Realin e Madridit si ‘klubi I regjimit’

Real Madrid ka bërë një reagim të bujshëm ndaj komenteve të presidentit të Barcelonës, Joan Laporta për ‘klubin e regjimit’, duke postuar një video të jashtëzakonshme në rrjetet e tyre sociale.

Në mars, u raportua se Madridi po kërkon t’i bashkohet ankesës kundër Barcelonës për ‘Çështjen Negreira’ në vazhdim.

Barcelona është përfshirë në një skandal arbitrash të lidhur me ish-zyrtarin Enriquez Negreira, i cili ka mohuar të ketë favorizuar ndonjëherë klubin katalanas në lidhje me vendimet e arbitrave.

Të hënën, Laporta e etiketoi Madridin si klubi i regjimit, duke iu referuar klubit nën diktaturën e Franciso Frankos, i cili mbretëroi midis 1933 dhe 1975.

Ai tha: “Ata (Real) pretendojnë se ndihen të rënduar në aspektin sportiv nga kjo. Kjo vjen nga një klub, siç e dimë të gjithë, që është favorizuar nga arbitrimi në histori dhe ende në ditët e sotme. Një klub që në atë kohë konsiderohej si ‘klubi i regjimit’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *