Mbrojtësi Raphael Varane, pritet të largohet nga Real Madrid gjatë merkatos së verës. Kontrata e mbrojtësit francez me “Los Blancos” përfundon në verën e vitit të ardhshëm, por drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë që ai të largohet falas.
Kësisoj, madrilenët mbretërorë, e ka ulur edhe çmimin e Raphael Varanes, me kushtin e vetëm që ta shesin gjatë kësaj vere.
“Diario AS” raporton, se Real Madridi tani do të kërkojë 50 milionë euro për shitjen e 28-vjeçarit.
Mediat spanjolle gjithashtu shprehen se për Raphael Varanen janë mjaft të interesuar skuadrat e Manchester United dhe Paris SG, ndonëse në dyert e klubit “Los Blancos” deri më tani askush nuk ka trokitur.
/Priza.al/