Real Madrid shfaq interes për yllin brazilian

Real Madrid po e ndjek yllin brazilian Riçarlison ndërsa planifikon të bëjë një ofertë në verë. Sulmuesi ka hasur probleme te Tottenham që kur iu bashkua klubit në qeshorin e vitit 2022, pasi është aktivizuar pak dhe ende nuk e ka gjetur golin.

Shuma prej 68 milionë eurosh e paguar nga Tottenham habiti jo pak, ndësa braziliani nuk ka plotësuar pritshmëritë. Shumica e paraqitjeve të tij kanë filluar nga stoli, ndërsa ai e ka nisur si titullar në vetëm pesë ndeshje.

Sipas ESPN, “Los Blankos”, kërkojnë që të forcojnë raportin e tyre ofensiv e do të tentojnë të marrin 25 vjeçarin. Ekipi ka shfaqur vështirësi në këtë sezon, ndërsa renditet në vend të dytë në La Liga, me Barcelonën që ka 11 pikë më shumë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *