Rayo Vallecano i ka shkaktuar disfatë Real Madridit, në ndeshjen e La Liga që ishte me të vërtetë një panoramë futbolli. Ekipi i Iraolas fitoi 3-2, në një sfidë që zgjati 100 minuta.
Takimi u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e pestë me Santi Comesaña. Ekipi pritës insistoi për golin e dytë dhe vendosi në provë disa herë Courtouis, me portierin belg që bëri disa pritje të mrekullueshme. Në fundin e fraksionit, Asensio pengohet në zonë dhe për kryesorin nuk pati asgjë, por arbitri u thirr nga VAR dhe pas rishikimit u vendos për 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë nuk mund të faltte një mjeshtër si Luka Modric. Ekipi i Ancelottit përmbysi rezultatin me Militaon, por gëzimi zgjati pak, pasi Garcia vendosi ekuilibrat sërish.
Emocionet ishin edhe më të mëdha në pjesën e dytë, teksa Rayo fiton penallti dhe Courtouis pret goditjen e Treyos. Arbitri vendos që të përsëritet 11-metërshi dhe në mundësinë e dytë u ekzekutua saktë. Ivan Balliu ishte titullar në këtë takim, duke luajtur një sfidë pozitive. Me këtë rezultat, Real Madrid është në vendin e dytë me 32 pikë.