Kryeministri, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me fermerët e Fierit ditën e sotme. Rama tha se qeveria synon 500 milionë euro eksporte, ndërsa dekjlarise bujqësia dhe fshati në Shqipëri ka të ardhme.
Po ashtu Rama theksoi se realiteti i fshatit dhe bujqësisë në Shqipëri është krejt ndryshe nga ajo që thuhet se “në fshat vdes për bukë”.
“Në TV dalin vetëm produktet që hidhen dhe jo të atyre që eksportohen. Po synojmë 500 milion euro eksporte. Po synojmë të arrijmë këtë vit gjysmë miliardin për eksportet, eksporte frutash dhe perimesh. Që kur morëm detyrën, toka që punohet është dyfishuar. Fshati shqiptar ka të ardhme. Krejt e kundërta e asaj që predikohet. Thonë se në fshat po vdesin për bukë, por realiteti është krejt ndryshe. Këtu fitohet më shumë sasa të punosh jashtë, te toka e babait fitohet më shumë”, tha Rama.