Receta e darkës/ Tavë me kunguj të njomë

Receta për darkë sugjeruar nga Priza.al është tava me kunguj të njomë.

Gatuhet lehtë dhe ka një shije të mrekullueshme. Ne sjellim për ju recetën e plotë të përgatitjes:

Përbërësit:

  • 300 gr kunguj të njomë;
  • 2 lgj miell;
  • 3 vezë;
  • 3 lgj qumësht;
  • 3 lgj djathë të grirë;
  • Proshutë (sipas dëshirës);
  • Majdanoz;
  • Galetë;
  • Arrë moskat;
  • Piper i kuq;
  • Kripë, piper i zi.

Përgatitja:

Fillimisht prisni kungujt në formë rrethore dhe spërkatini me miell.
Më pas lyeni tavën e qelqit me pak vaj ulliri dhe vendosni kungujt, si dhe spërkatini me kripë e piper.
Si të keni kaluar këtë proces, në një tas rrihni vezët me qumësht, djathë të grirë, kripë, piper, arrë moskat. Këtë masë hidheni mbi kungujt dhe spërkatini me djathë të grirë.
Tava është gati, tani mund ta vendosini të piqet.
Ju bëftë mirë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *