Receta e mëngjesit/ Kos me tërshërë dhe fara

Receta e rekomanduar nga ne sot për mëngjes është kos me tërshërë dhe fara.

Priz.al jua sjell të plotë recetën e përgatitjes e cila gatuhet lehtë dhe nuk kushton shumë. Kostoja e kësaj recete është 120Lek për 2 persona.

Përbërësit:

  • 2 kupa kos
  • 1 lugë gjelle boronica ( të ngrira ose të thara)
  • ½ kupa tërshërë e shtypur (jo e bluar)
  • 1 lugë gjelle fara lini
  • ½ lugë gjelle fara Çia
  • 1 luge gjelle mana goxhi (goji)

Përgatitja:

Si fillim hidhni në një mikser ½ lugë gjelle boronica dhe kosin dhe më pas bluajeni sa kosi të marrë ngjyrë vjollcë. Pastaj në një tas shtoni tërshërën, farat e linit dhe të çias, manat goxhi, boronicën e mbetur dhe trazojeni mirë.

Pasi të keni përfituar masën mbulojën me qese transparente dhe ruajeni në frigorifer.

Ju bëftë mirë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *