Receta e rekomanduar nga ne sot është lulelakër me vezë.
Kjo recetë është padyshim e shijshme dhe plot vlera ushqyese, e cila ndihmon për mbajtur trupin dhe organizmin në formë. Sakaq ju jep mundësi për të nisur ditën mbarë me energji dhe shëndetshëm.
Përbërësit:
- 1 kg lulelakër
- 2-3 lugë gjelle me miell
- 3 kokrra vezë
- 2-3 lugë gjelle djathë
- 2-3 filxhanë kafeje me vaj ulliri
- Kripë
- Piper
- Djathë i bardhë
Përgatitja:
Fillimisht pastroni lulelakrën dhe ndajeni atë në disa pjesë. Më pas lajini dhe hidhini të ziejnë për rreth 15-20 minuta.
Më pas kullojini nga uji dhe vendosini në një pjatë që të ftohen, spërkatini me pak kripë, piper, djathë të bardhë të thërrmuar ose djathë kaçkavall të grirë. Më pas përziejini në miell dhe vezët, ku do duhet t’i skuqni.
Mund t’i konsumoni me domate dhe kastraveca sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë!