Receta e rekomanduar nga ne për këtë mëngjes vjeshte është, omleta me vezë, domate dhe speca.
Ky është një vakt tepër i lehtë dhe përbërësit e saj gjenden në çdo shtëpi, pasi kjo pjatë ka bazë vezët dhe perimet.
Kombinimi i tyre do t’ju dhurojë një shijë fantastike, ndaj dhe ne ju tregojmë se si të përgatisni në çdo kohë recetën.
Përbërësit:
- 1 qepë
- 3 speca jeshilë
- 4 domate
- 4 thelpinj hudhër
- 3 qepë të njoma
- 6 vezë të freskëta
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 8 gr kripë
- piper i zi
- nenexhik
Përgatitja:
Fillimisht prisni qepët dhe specat në kubikë të vegjël, ku më pas duhet t’i vendosni në një tigan me pak vaj. Më pas prisni domatet në kubikë të vegjël dhe hidhini në tigan bashkë me perimet e tjera, ku duhet të shtoni hudhrën dhe qepët.
Masën e përgatitur trazojeni dhe lëreni të ziejë për rreth 10-15 minuta. Më pas përgatisni vezët për t’i hedhur në tigan. Vezët vendosini në mes të masës dhe ziejeni për rreth 10 minuta, si dhe mos harroni të shtoni pak piper të zi dhe disa gjethe nenexhiku apo majdanozi.
Ju bëftë mirë!