Receta e mëngjesit/ Omletë me gjizë

Receta për këtë mëngjes rekomanduar nga ne është omletë me gjizë.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj recetën e plotë e cila ju merr pak kohë dhe kënaq stomakun.

Përbërësit:

  • 4 kokrra vezë
  • 4 lugë gjelle qumësht
  • Vaj ulliri
  • 2-3 lugë gjelle gjizë
  • kripë
  • piper
  • rigon

Përgatitja:

Në fillim ndani të verdhat dhe të bardhat e vezëve veçmas, ku më pas rrihini në një tas të bardhat. Në këtë masë shtoni të verdhin e vezës, kripën piperin dhe filloni rrihini.
Të gjithë masën e vezës së rrahur hidheni në tigan dhe shtoni pak vaj ulliri dhe rrotullojeni tiganin herës duke e mbajtur kapakun mbyllur. Më pas shtoni gjizën dhe omletën kthejeni në dysh ose në formën e rolesë.
Ju bëftë mirë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *