Receta e mëngjesit/ Omletë me patate dhe djathë

Receta e rekomanduar nga Priza.al për këtë mëngjes është omletë me patate dhe djathë.

Gatuhet shpejtë dhe është e pasur me vlera ushqyese, si dhe mund ta kombinoni me djathë të bardhë a kaçkavall e erëza, proshuta të ndryshme e salsiçe etj.

Përbërësit:

  • 4 vezë
  • Vaj ulliri
  • Pak qumësht
  • Gjysmë qepe
  • Dy kokrra patate mesatare
  • 100g djathë i bardhë ose kaçkavall i grirë
  • Kripë, piper, majdanoz i freskët

Përgatitja:

Fillimisht grini qepën dhe patatet dhe hidhini në tigan për t’u skuqur. Më pas hidhni piperin dhe kripën dhe përziejini për pak minuta. Në një tas filloni të rrihni vezët, shtoni miellin dhe qumështin dhe përziejini deri sa të jetë krijuar një masë.

Të gjithë përbërjen hidheni në tigan dhe trazojeni për disa sekonda, ku në e fundit shtoni djathin. Hidheni nga zjarri dhe kthejeni për disa minuta nga ana tjetër dhe lëreni deri sa të piqet pak.Mund ta shoqëroni me domate apo sallatë spinaqi.

Ju bëftë mirë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *