Receta e mëngjesit/ Vezë e rrahur me kos dhe djathë

Receta e rekomanduar për këtë mëngjes jave është vezë e rrahur me kos dhe djathë.

Kjo recetë gatuhet shpejt dhe është perfekte për të nisur ditën me energjitë dhe vlerat e duhura.

Përbërësit:

  • 4 vezë

1 lugë çaji vaj ulliri

  • 2 lugë gjelle kos
  • 2 feta djathë i bardhë
  • kripë
  • piper i zi
  • disa fije koper sipas dëshirës

Përgatitja:

Fillimisht vendosni në zjarr tiganin me pak vaj që të nxehet. Më pas në një enë të thellë hidhni vezët, kosin, pak kripë, piperin e zi të bluar dhe një lugë gjelle koper të bluar sipas dëshirës.

Vezët hidhini në tigan dhe përziejini rregullisht për 4-5 minuta, derisa të fillojë të skuqet.

Sipas dëshirës shtoni copat e djathit të thërrmuar dhe vazhdoni me përzierjen.

Ju bëftë mirë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *