Receta/ Makarona të ftohta me patëllxhanë dhe domate

Receta e makaronave të ftohta do t’ju bëjë që mos ta ndani më nga tavolina.

Priza.al sjell në vëmendjen recetën e plotë e cila është një ndër mënyrat më të mira për të kaluar vaktet.

Përbërësit:

  • 500 gr makarona të vogla
  • 300 gr pomodori
  • 300 gr patëllxhanë
  • 200 gr djathë kaçkavall
  • Borzilok
  • Majdanoz
  • Vaj ulliri
  • Kripë

Përgatitja:

Fillimisht përgatisni salcën e cila do t’i hidhet makaronave. Filloni qëroni domatet nga lëkura dhe duke i larguar lëkurën dhe pjesën e farave të mesit. Më pas grini borzilokun dhe majdanozin e më pas vendosini në një enë të thellë, ku duhet të shtoni vaj ulliri. Më pas prisni në kubikë patëllxhanët dhe vendosini të skuqen në vaj ulliri, duke i shtuar në fund pak kripë dhe piper të bluar. Sakaq filloni të vendosni makaronat për t’u zier ku më pas duhet t’i kulloni dhe t’i lini të ftohen, ku duhet t’i bashkojini me salcën e domateve që përgatitët bashkë me patëllxhanët.

Për dëshirë shtoni djathë kaçkavall të grirë dhe lërini të ftohen në frigorifer në mënyrë që t’i konsumoni të ftohta. Këtë pjatë mund ta lini në frigorifer të mbyllur edhe përgjatë natës dhe ta shijoni të nesërmen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *