Nga menuja ‘e shpejtë dhe e lehtë’, këtu është receta që do t’ju bëjë të harroni të blini biskota! Na falenderoni në fund!
Përbërësit:
1 vezë
100 g sheqer
100 ml vaj misri
Lëngu i 1 portokalli
Lëkura e 2 portokalleve
300 g miell 00
1 bustine pluhur pjekjeje për ëmbëlsira
Përgatitja
Në një tas, shtoni një vezë, sheqer, vaj misri, lekurën e grierë të 2 portokalleve dhe lëngun e 1 portokalli të filtruar përmes një kullese. Përzini të gjitha me ndihmën e një luge.
Më tej shtoni miellin dhe 1 bustine pluhur pjekje dhe trazoni derisa te formohet një masë. Nuk është e nevojshme që brumi të punohet me dorë. Krijoni topa brumi rreth 20 g secila. Renditeni në tepsi dhe piqeni në 180 gradë për 15 minuta në furrë te parangrohur.
/Priza.al/