Pjata e rekomanduar nga ne për ju sot do t’ju përcjellë një shije të cilën do ta adhuroni.
Priza.al sjell në vëmendjen tuaj recetën e pjatës kremoze, patate me spinaq në furrë:
- Përbërësit
- 1 kg patate
- 300 gr mish I grirë
- 300 gr spinaq
- 1 qepë
- 500 ml qumësht
- 200 gr ajkë të thartë/shtalpë
- 4 lugë gjelle miell
- mëlmesa
- kripë dhe piper i zi
- 100-150 gr djathë kaçkavall.
Përgatitja:
Fillimisht grini qepët dhe skuqini në pak vaj, së bashku me mishin e grirë.
Më pas shtoni qumështin, spinaqin dhe majdanozin ku pasi të kenë marrë një valë duhet t’i largoni nga zjarri. Të gjitha këto bashkojini në një enë së bashku me shtalpën, miellin dhe pak qumësht. Këtë përzierje bashkojeni me mishin dhe spinaqin. Pas të gjithave këtyre, pastroni patatet dhe vendosini në tavë, duke i shtuar mëlmesa sipas dëshirës, pak kripë. Sipër tyre hidhni masën e përgatitur me mish të bluar. Tavën e mbuluar me letër alumini vendoseni në furrën e para ngrohur në 240 gradë.
Pas 45 minutash, hidhini sipër djathë kaçkavall të grirë në rende dhe gjethe majdanozi. Kthejeni edhe për pak minuta në furrë ose derisa të shkrihet djathi.