Receta/ Petulla me perime, nuk do zhgënjeheni

Petullat janë një ndër gatimet tradicionale që nuk dalin kurrë nga ‘moda’.

Kjo recetë kombinohet shumë lehtë, ku fare mirë mund të përdorni djathë, reçel, mjaltë etj.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj recetën e plotë të petullave:

Përbërësit:

  • 500 ml kefir
  • 1 vezë
  • 10 g sheqer
  • 4 g kripë
  • 380 gr miell
  • 2 g sodë buke
  • Karota të prera në kubikë
  • Bizele
  • Kungugulleshka të prera në kubikë

Përgatitja:

Fillimisht hidhni në një tas të madh kufirin, sheqetin dhe vezën, ku më pas duhet t’i trazoni mirë përbërësit. Shtoni miellin dhe sodën e bukës, si dhe përziejeni mirë deri sa masa të jetë e butë dhe të njëtrajtshme. Më pas shtoni perimet e prera në kubikë dhe më pas kalojeni brumin në qesen e pastiçerisë.

Skuqini petullat në një tigan me vaj të nxehur paraprakisht.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *