Receta/ Petulla për mëngjes të shijshëm

Receta e petullave janë vërtet të shijshme, të cilat mund t’i shijoni së bashku me familjen tuaj.

Priza.al sjell për ju recetën e plotë e cila gatuhet shpejt dhe thjesht.

Përbërësit:

  • 2 gota qumësht
  • 2 lugë gjalpë
  • 5 lugë gjelle krip
  • 2 lugë çaji maja
  • 2 vezë
  • Miell deri sa të bëhet brumi si për byrek

Përgatitja:

Pasi e përgatitni brumim, lërëni të pushojë për 30 minuta. Më pas duhet ta hapni atë në një petë afro 5mm të trashë dhe me ndihmën e gotës në forma rrethore prisni petën. Format e petullave i vendosim në një mbulesë dhe i lëmë të rrinë rreth 30 minuta. Pastaj piqini në zjarr të ngadaltë në vaj të bollshëm. Ju bëfshin mirë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *