Po jetojmë ne kohen e tik tokut, rrjeti social që është bërë i pandarë për ne .
Ajo cfarë” tik tok” bën më mirë është të krijojë trende dhe gjëra të reja që secili prej nesh tundohet për ti provuar.
Kësaj rradhe është bërë trend, një recetë gatimi që shumë njerëz po e provojnë .
Nëse edhe ju u bët kureshtarë për këtë recetë ne po e servirim për ju,ja çfarë ju duhet për ta përgatitur :
2 ose 3-kokrra hudher
një gjysëm tasi me gjalpë
vaj ulliri
piper i kuq
dhe gjethe borzulok
Si ta përgatisim:
Duhet të pastrojmë pjesen lart të hudhres, por kujdes mos e prishni formën e hudhrës pastaj lehtë e spërkasim me vaj ulliri,e mbështjellim me letër alumini dhe e lëmë ashtu për gati një orë në furrë më temperaturë jo shumë të lartë .
Në një tas tjetër hedhim gjalpin,erëzat dhe i përziejmë deri sa arrimë të shohim një masë të trashë,gjatë përgatitjes së kësaj mase hudhrat janë gati për ti nxjerr nga furra .
Hudhrat i shtrydhim me kujdes në mënyrë që të dalin thelpinjtë që ti shtojmë në përzierjen tjetër,përziejmë mirë dhe me atë masë lyejmë bukën që mund të jetë bukë e thekur ose jo.
Ju bëftë mirë!