Receta/ Qofte me patate dhe spinaq për gjithë familjen

Receta e rekomanduar për amvisat nga ne është qofte me spinaq dhe patate, pasi kanë një shije të mrekullueshme.

Priza.al sjell të plotë recetën e shpjeguar hap pas hapi mënyrën e përgatitjes së tyre:

Përbërësit

  • 500 gr patate
  • 250 gr spinaq
  • 2 vezë
  • 3-4 lugë gjelle djath kaçkavall i grirë
  • 5 lugë gjelle thërrime buke të thekur
  • 3-4 lugë gjelle miell
  • vaj për skuqje
  • kripë

Përgatitja:

Fillimisht lani fletët e spinaqit dhe grijeni imët, ku kërkohet t’i gatuani për 10 minuta në një tigan ashtu siç janë, pa i shtuar ujë. Më pas kalojini në një enë dhe lërini të ftohet, ku gjatë kësaj kohe zieni patatet dhe qërojeni nga lëkura dhe shtypini me kujdes derisa të përfitoni purenë.

Në një enë të thellë bashkoni patatet me spinaqin duke shtuar vezët, djathin e grirë dhe kripë, deri sa të jetë krijuar një masë e plotë në formë brumi. Në këtë masë shtoni dy lugë gjelle thërrime buke të thekur për ta trashur dhe një copë djathi kaçkavall. Rrotullojini me duar derisa të formohen toptha të vegjël dhe më pas zhytini në miell. Në fund skuqini në një tigan të thellë me vaj dhe lërini të gatuhen derisa të kenë marrë një pamje të artë.

Ju bëftë mirë!

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *