Receta/ Spinaq furre me pana dhe djathë

Perberesit:

1 tufë spinaq
3 luge gjelle vaj ulliri
50 gr oriz
3 vezë
1/2 tufë koper
120 ml pana
200 gr djathë kaçkavall
1 luge gjelle miell misri
Kripë, piper

Pergatitja:

Kaurdisim me pak vaj ulliri spinaqin derisa të ulë pak vëllimin. Më pas shtojmë orizin e zier paraprakisht dhe koper. E kalojmë gatimin në një tavë të cilën e spërkasim më pak miell misri. Rrahim vezët bashkë me panën. Shtojmë kripë dhe piper dhe këtë masë e hedhim mbi spinaqin. E spërkasim në fund sipërfaqen me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta.

Ju befte mire!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *