Receta e rekomanduar nga ne për vaktin e drekës është supë peshku.
Kjo recetë gatuhet shpejt dhe përmban vlera të larta ushqyese.
Përbërësit:
- 1 lugë gjelle salcë speci
- Erëza të përziera (kryesisht kripë, rigon, piper)
- 4 thelpi hudhra të grira imët
- 200 gram domate qershi
- 1 finok i prerë në copa të vogla
- ½ presh i prerë imët
- 2 patate të prerë në kubik
- 300 ml lëng perimesh të ziera
- 200 ml verë e bardhë
- 200 ml pana
- vaj ulliri
- 300 gram salmon
- 300 gram tul merluci.
Përgatitja:
Fillimisht skuqni preshin me pak vaj ulliri dhe më pas shtoni patatet, finokun, erëzat.
Më pas shtoni salcën, specin dhe verën duke shtuar lëngun e perimeve pas disa minutash shtoni panën.
Lëreni të ziejë pak dhe shtoni domatet, ku do të vendosni peshkun. Lëreni të ziejë për 3 minuta dhe supa është gati.
Ju bëftë mirë!