Receta që rekomandojmë për darkë është tava me perime franceze. Gatuhet shpejt dhe do ju japi kënaqësinë e një vakti të shijshëm dhe plot vlera ushqyese.
Priza.al sjell në vëmendjen tuaj recetën e plotë:
Përbërësit:
- Domate 900gr
- Speca 250gr
- Qepë 200gr
- Karrota 200gr
- Selino 100gr
- Gjalpë 60gr
- Hudhra 2 thelpinj
- Trumzë
- Borzilok
- Piper djegës
- Kripë
- Sheqer
- Dafinë
- Spec djegës
- Përbërësit për shtresën e sipërme:
- Kungull i njomë
- Patëllxhan
- Domate
- Patate
- Speca
- Vaj ulliri
- Kripë
- Trumzë
Përgatitja:
- Vendosim specat në furrë në 180 ° C për 20 minuta.
- Vendosim domatet në një enë me ujë të nxehtë për 10minuta (për të hequr lëkurën), më pas i grijmë në blender.
- Në një tigan skuqim me vaj ulliri qepën, karotat dhe selino dhe shtojmë gjalpin.
- Shtojmë purenë e domates dhe 2 gjethe dafine.
- Qërojmë dhe ngrijmë specat e pjekur në furrë, më pas i shtojmë në tigan.
- Shtojmë erëzat, hudhrat, specin djegës, kripën, sheqerin, trumzën, borzilokun
- I lëmë të ziejnë për 6 minuta.
- Presim perimet në feta të holla (pataten, patëllxhanin, kungullin, domaten, specat),i vendosim patëllxhanin dhe kungujt në një enë me ujë të ftohtë dhe të kripur për 20min.
- Shtrojmë salcën në një enë dhe sipër vendosim perimet.
- Në një enë tjetër përziejmë vaj ulliri, trumzë, kripë, piper dhe i shtojmë sipër perimeve.
- I vendosim të piqen në furrë në 160 ° C për 90 min.