Receta e rekomanduar nga ne sot është tavë me pulë.
Priza.al sjell në vëmendjen tuaj recetën e plotë e cila gatuhet lehtë dhe ka një shije të veçantë.
Përbërësit:
- 1 pulë ( e ndarë pjesë për pjesë);
- 1 lugë gjelle vaj ulliri;
- Kripë, piper për shije;
- 3-4 thelpi hudhër;
- 1 lugë gjelle borzilok i grimcuar;
- 1 filxhan me krem pana;
- 1 filxhan me domate qershi të prera përgjysmë;
- 1/3 filxhan me djathë parmixhano të grirë;
- 2 filxhanë me spinaq të copëtuar.
Përgatitja:
Si fillim vendosni pulën të zihet dhe largojeni nga fura pas 15 minutash. Në një tigan hidhni pak vaj ulliri dhe vendosni pulën ku do të shtoni hudhrat, borzilokun, panën dhe e lini të marrë një valë.
Më pas si të jetë trashur salca hidhni domatet, djathin parmixhano dhe spinaqin, ku do t’i përzieni mirë.
Ju bëftë mirë!