Një traditë e vjetër në kuzhinën shqiptare janë dhe turshitë të cilat rezervohen për dimër, tipikisht në Korçë zonat si Puka, Dibër dhe Gjirokastër.
Priza.al sjell në vëmendjen tuaj recetën e plotë të sallatë turshi e cila qëndron e freskët gjatë gjithë dimrit:
Përbërsit:
- 1 kg. tranguj të vegjël,
- 1 kg. karota,
- 1/2 kg. domate jeshile,
- 1/2 kg. speca jeshile,
- 1 kg. lulelakër,
- 1 kg. lakër,
- 750 ml. uthull,
- 200 gr. sheqer,
- 125 gr. kripë,
- 250 ml ujë,
- 1/2 l vaj,
- 1 lugë e supës piper të zi kokërr.
Përgatitja:
Pastroni perimet si trangujt, domatet, specat dhe pritni në rathë. Më pas në një enë vendosni karotat dhe shtoni perimet mbi to. Pas kësaj filloni pastroni lulelakrën dhe ndajeni në pjesë të vogla, ku nga ana tjetër në një tenxhere hidhni uthullën, ujin, sheqerin, kripën, vajin, piperin. Kur masa fillon të valojë hidheni në enën ku i kemi perimet dhe mbulojeni për 15 minuta.
Lëngun e fituar vlojeni përsëri dhe shtojani perimeve dhe lëreni gjithë natë, ku ditën filloni dhe mbushni kavanozat për t’i zierë. Shënim: kavanozat duhet të jenë 1l.
Ju bëftë mirë!