Receta tradicionale/ Supë patatesh

Receta e rekomanduar për vaktin e drekës sot është supë patatesh.

Kjo supë përveç se është tradicionale ka tepër vlera ushqyese për organizmin.

Përbërësit:

  • 4-5 patate (500 g).
  • 3 të verdha veze.
  • 500 ml qumësht.
  • 50 g gjalpë.
  • Kripë.
  • 1 l lëng mishi ose uji.
  • Djathë të grirë.

Përgatitja:

Fillimisht zjeni patatet dhe më pas bluajini në makinën grirëse. Më pas në një tenxhere shtoni qumështin dhe vlojeni për 10 minuta.

Pasi të keni krijuar masën, në një enë rrihni 3 të bardha veze dhe bashkojeni me brumin e patateve. Më pas shtoni lëngun e mishit dhe lëreni të vlojë për disa minuta.

Ju bëftë mirë!

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *