Koha e përgatitjes: 10 minuta
Koha e gatimit: 25 minuta
Vështirësia mesatare për 1 person
Përbërësit
1 bërxollë derri e freskët 70 gr, 10 kërcej mesatarë shpargull (150 gr), 1 lugë gjelle gjalpë, 1 lugë gjelle vaj ulliri, 2 thelpinj hudhër, kripë & piper, kumin, rozmarinë sipas dëshirës.
Përgatitja
1. Marinoni bërxollën me kripë dhe piper.
2. Në një tas hidhni 1 lugë gjelle gjalpë, një degëz rozmarinë të freskët, ½ lugë kafeje kumini dhe 2 hudhrat e grira imët. Përziejini mirë sa të merrni një masë kremoze.
3. Në një tigan hidhni 1 lugë vaj ulliri, lëreni të nxehet (jo të digjet) dhe shtoni bërxollën e derrit. Tiganiseni nga të dyja anët për 4 minuta.
4. Merrni gjysmën e sasisë së kremit të gjalpit me hudhër dhe me një furçë kuzhine lyeni bërxollën e derrit nga të dyja anët.
5. Pastroni kërcejtë e shpargjeve nga pjesae fortë. Hidhini ata në tiganin ku keni bërxollën dhe jepini një kavërdisje të lehtë.
6. Kalojeni tiganin në furrë dhe lëreni të gatuhet për 10-12minuta në 190 gradë.
7. Shërbejeni me kremin e gjalpit me hudhër që ka mbetur.