Receta e drekës/ Supë pule me karota e mjaltë

Receta për drekë e rekomanduar nga ne është supë pule me karota dhe mjaltë.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj recetën e plotë e cila gatuhet shpejt dhe i jep një shije ndryshe tryezës.

Përbërësit:

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 8 kofshë pule
  • 1 qepë mesatare
  • 2 lugë xhenxhefil rrënjë të freskëta
  • shafran indie
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 400g karotë
  • majdanoz, 0.48g kripë
  • limon

Përgatitja:

Si fillim nxehni vajin në një tigan dhe shtoni mishin e pulës, ku duhet ta skuqni deri në momentin që të marrë ngjyrë. Më pas shtoni qepën dhe xhenxhefilin, duke i shtuar 150 ml ujë, shafranin, mjaltin dhe karotat.

Masën e përgatitur trazojeni mirë dhe lëreni të ziejë për 30 minuta derisa pula të jetë e butë.

Në përfundim shtoni majdanozin, kripen dhe shërbejeni me limon.

Ju bëftë mirë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *