Recetë e thjeshtë dhe e shëndetshme! Fileto pule me karota e kunguj

Priza.al rekomandon që për vaktin e drekës të gatuani fileto pule me karota e kunguj.

Pasi jo vetëm që gatuhet shpejt, kjo recetë është tepër e shëndetshme ku e saj që kanë shumë vlera ushqyese.

Përbërësit:

  • 2 copa fileto pule;
  • 3 karota;
  • 3 kunguj;
  • pak vaj;
  • pak gjalpë;
  • kripë;
  • piper të kuq;
  • piper të zi;
  • rigon.

Përgatitja:

Presim filetot në kubikë të vegjël dhe i hedhim në tiganin me pak gjalpë, ku do të shtojmë erëzat sipas dëshirës. Pasi të skuqen mirë, sipër hedhim perimet e prera pa shtuar yndyrë. I mbulojmë me një kapak në mënyrë që perimet të përgatiten me avullin e tyre. Lërini për rreth 15 minuta dhe largojini nga soba pasi pjata është gati.

Ju bëftë mirë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *