Mos konsumimi i mëngjesit mund të bëjë që ju të jeni mbi peshë, të sëmureni më shpejt ose të dyja bashkë. Ndaj është e nevojshme që mëngjesi të jetë vakti juaj kryesor i ditës, pasi jo vetëm “trajnon” shqisat tona por edhe dëshirën për tu ushqyer më shëndetshëm, si dhe të ulë nepsin për ushqime “fast-food” gjatë ditës.
Më poshtë do të gjeni një recetë të thjeshtë për mëngjes.
Recetë për vaktin e mëngjesit:
- 2 feta bukë thekre të zezë
- 40gr gjizë pa yndyrë me pak arra
- 1 kupe karota dhe kunguj të zier ose të pjekur me shumë pak vaj ulliri ekstra të virgjër
- 1 kupë çaj sherbele me 1 lugë të vogël mjaltë.
Ky mëngjes ofron:
- 10gr proteina
- 8gr yndyrë
- 40gr karbohidrate (sheqer)
- 350kalori
Për një pjesë të madhe të femrave kjo sasi kalorish është vetëm 15% e sasisë totale të kalorive që duhet të marrë në një ditë.
Falë bukës së thekrës dhe zarzavateve ky mëngjes ofron një sasi të konsiderueshme fibrash bimore të cilat ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak. Nëse ne arrijmë të kemi një “furnizim” gradual dhe konstant të organizmit me sheqer do e kemi shumë më të lehtë të kontrollojmë sasinë e ushqimit që konsumojmë në vaktet në vijim.
Gjiza pa yndyrë, përveç kalciumit që përmban, na ofron proteina të cilat gjithashtu ndihmojnë metabolizmin pasi rrisin lehtësisht djegien dhe në të njëjtën kohë japin ndjesinë e ngopjes më shpejt dhe për më gjatë.
Vaji i ullirit ndihmon që të përthithen nga organizmi disa lëndë ushqyese që ndodhen te zarzavatet siç janë karotenoidët dhe lëndë të tjera antioksiduese të cilat nuk mund të përftohen nëse nuk shoqërohen me acide lyrore.
Mjalti na jep energji të shpejtë dhe sheqerin e nevojshëm për të ushqyer qelizat trurit. Çaji i sherbelës na ndihmon të kthjellojmë mendjen. Një mëngjes i tillë rekomandohet për të gjithë ata që nevojiten të bien nga pesha si dhe për të gjithë ata që kanë një ditë me ngarkesë mendore përpara.