Sot do t’ju sugjerojmë një ëmbëlsirë luge jo me fiq të freskët por të thatë, të cilin mund ta bëjmë në çdo stinë.
Përgatitja:
Hapi 1
Hidhni mjaltin dhe ujin në një tenxhere dhe kur të fillojë të ziejë dhe mjalti të tretet, shtoni fiqtë së bashku me karafilin. E lemë të ziejë për rreth 20 minuta derisa të bëhet një shurup i trashë. Ruani në kavanoza të sterilizuara.
Hapi 2
Për të sterilizuar kavanozët: Lani kavanozët shumë mirë me ujë të nxehtë, vendosini me kokë poshtë në një peshqir dhe bashkë me peshqirin vendosini në furrë në 100°C për 15′. Mbushni kavanozët deri në 100° me ëmbëlsirën kur të dyja janë ende të ngrohta. Menjëherë i mbyllim hermetikisht dhe i kthejmë përmbys, pra me kapak nga poshtë. I leme keshtu derisa te ftohen. Në këtë mënyrë arrijmë konservim shumë të mirë.
Ju bëftë mirë!