Receta e rekomanduar nga ne sot është fërgesë me mish viçi e cila ka një shije të mrekullueshme.
Gatuhet për 45 minuta dhe ka tepër vlera ushqyese.
Përbërësit:
- 500 g m tul viçi,
- 300 gr gjizë,
- 1 qepë e thatë,
- 3 domate të pjekura mirë,
- 10 thelpinj hudhër,
- 2 lugë gjelle vaj ulliri,
- spec djegës,
- kripë,
- piper sipas nevojës.
Përgatitja:
Fillimisht hidhni në një tigan 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe shtoni qepën e grirë. Pastaj shtoni mishin dhe trazojeni për disa minuta, ku do të shtoni mishin e prerë. Pas disa minutash do të shtoni hudhrat dhe domatet së bashku me spec djegës, kripë dhe piper.
Lëreni të gatuhet edhe për 5 minuta dhe në fund shtoni gjizën. Ndajeni masën në 4 tava balte të vogla dhe lërëni në furrë për 25 minuta.
Ju bëftë mirë!