Receta e rekomanduar nga ne është fileto pule me perime dhe erëza.
Priza.al sjell në vëmendjen tuaj recetën e plotë e cila gatuhet shpejt dhe përgatitet me disa përbërës të thjeshtë.
Përbërësit:
- 400 gr fileto barbuni
- 600 gr fileto pule
- 400 gr spinaq i freskët.
- 150 gr miel
- 50 gr niseshte.
- 50 gr gjalpë
- 1 kg patate
- 1 karotë
- 1 kungull
- 1 Spec i kuq
- 1 degë rozmarinë + 1 thelp hudhër
Përgatitja:
Në fillim prisni fileton e pulës, ku pjesët të cilat dalin nga teprica grijini dhe përdorini për salcën e mbushjes.
Më pas grini perimet në kube të vegjël dhe më pas ziejini për 1 minutë dhe ftohini në ujë me akull. Bashkoni fileton e grirë me perimet dhe më pas fillon t’i mbushni. Filetot e mbushura ziejini për 15 minuta dhe më pas kalojini për të skuqur.
Ju bëftë mirë!