Recetë/ Patëllxhanë të mbushur me mish të grirë

Receta e rekomanduar nga ne sot është patëllxhanë të mbushur me mish të grirë.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj recetën e plotë e cila gatuhet shpejt dhe i jep një shije tjetër tryezës.

Përbërësit:

  • 5-6 patëllxhanë
  • 1 kg mish vici i grirë
  • 4 qepë
  • 5 domate
  • 2-3 thelp hudhër
  • vaj, piper, krip, majdanoz

Përgatitja:

Fillimisht qëroni patëllxhanët dhe vendosini në një tavë me vaj, për t’i pjekur për 15 minuta në 200 gradë.

Më pas në një tigan skuqni qepën dhe hudhrën, ku më pas shtoni mishin e grirë për t’i skuqur për 10 minuta së bashku. Në masë shtoni domatet e grira dhe lërini të ziejini për 15 minta në zjarr, ku do të shtoni erëza sipas dëshirës.

Nxjerrin patëllxhanët nga furra dhe i çajini në mes dhe filloni t’i mbushni me masën e përgatitur dhe piqini për 1 orë në 200 gradë.

Ju bëftë mirë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *