Recetë për darkë, patate të mbushura me fasule dhe pançetë

Përbërësit
• 4 patate të mëdha
• 1 kanoçe me fasule të zeza
• 2 kupë me djathë për pica (të grirë)
• 10 shirita pançetë
• 1 lugë gjëlle nga yndyra e pançetës.
• Opsionale: kastraveca turshi ose speca pikantë turshi
• Kripë, piper sipas dëshirës
• Salca të ndryshme për ti shoqëruar (mustardë, majonezë, salcë ranch etj…)

Hapat
HAPI 1 Ngrohni furrën në 250°C
HAPI 2 Lani mirë patatet që mos ketë asnjë mbetje dheu në lëkurë. Shpojini me pirun nga të gjitha anët dhe mbështillini me letër alumini
HAPI 3 Futini në furrë të parangrohur dhe lerini të piqen për gati 1 orë ose deri sa të jenë zbutur tërësisht
HAPI 4 Në një tepsi të vogël shtroni shiritat e pançetës dhe futini të piqen deri sa të bëhen kërce. (Këshillë: mos e hidhni vajin e pançetës, thjesht mblidheni në një kavanoz qelqi dhe ruajeni në frigorifer. Do na duhet për gatime të tjera më vonë)
HAPI 5 Ndërkohë që patatet piqen, kulloni fasulet e zeza dhe prisni në feta kastravecin turshi ( nëse nuk do përdorni specin djegës)
HAPI 6 Pas 1 ore (ose kur patatet të jenë zbutur totalisht), hiqni patatet nga furra dhe ndajini në gjysëm për së gjati. Me ndihmën e një luge gjelle gërryeni patatet duke lënë rreth 1 cm tul perreth lëkurës. Tulin e patates hidheni në një tas të thellë
HAPI 7 Në tasin e patates shtoni pak kripë, pipër, fasulet e zeza dhe yndyrën e pançetës. Trazojini mirë me pirun
HAPI 8 Filloni mbushjen e patates duke hedhur nga dy lugë gjelle mbushje në çdo patate
HAPI 9 Sipër çdo patateje hidhni disa copëza pançete dhe djathë pice (ndajeni djathin dhe pançetën në mënyrë të barabartë për çdo patate)
HAPI 10 Sistemojini në një tavë pjekjeje dhe rifutini në furrë për 10 minuta të tjera deri sa djathi të shkrijë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *